9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Lëkunden themelet e ndërtesave të reja në lagjën Mati 1

Këshilli i Lagjës MAT 1 Kompleksi Tregtia kanë berë të ditur se reshjet e shumta gjatë natës së mbrëmshme, për banorët e lagjës Mati 1 tek banesat e ndërtuara nga ‘NTP Tregtia’, ishte e kobshme.
Kompleksi Mati 1 Tregtia me leje ndërtimi nr. 01-350-26268/1, përmban afro 600 banesa të ndërtuara në dy faza të ndara.
Ne fazën e parë janë ndërtuar 450 banesa dhe janë lëshuar për banim në muajin tetor të vitit 2012, përderisa faza e dytë është lëshuar për banim gjatë fundit të vitit të kaluar (2015).
Këshilli thekson se themelet e ndërtesave të reja janë të mbuluara me uje që paraqet rrezik të madh për banorët e kësaj lagje.
“Rreziku më i madh për banorët paraqitet edhe si rezultat se uji depërton jo vetëm nëpër themelet e ndërtesave si pasojë e mungesës së drenazhës, mirëpo kalon edhe nëpër muret e brendshme ndërmjet ndërtesave si dhe nëpër kabinat e ashensorëve, çka mund të jenë tragjike.”
“Banorët e kësaj lagje disa herë kanë bërë kërkesë zyrtare tek kompania ndërtuese që të bëj sanimin e kësaj gjendje, mirëpo deri më tani asgjë nuk është ndërmarrë në këtë drejtim.”
“Kërkesa e njëjtë është adresuar edhe tek Komuna e Prishtinës, me ç’rast banorët kanë kërkuar përkrahje nga kjo e fundit për të ndihmuar dhe kërkuar nga kompania ndërtuese që të bëj rregullimin e drenazhës dhe të plotësoj të gjitha kërkesat tjera teknike, në pajtim me projektin për të cilën e ka marrë edhe lejën ndërtuese.”
“Pavarësisht gjendjes së mjerueshme të ndërtesave, Komuna e Prishtinës vazhdon që të jap leje për kompaninë ndërtuese “NTP Tregtia” për projekte të reja, sikurse që është rasti i lagjës/projektit “Kodrina”, thekson Këshilli  i Lagjës MAT 1 Kompleksi Tregtia .

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img