9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Liga Premier vazhdon të ‘shkelë’, kontrata e re me kinezët 700 milionë dollarë

Liga Premier ka arritur një marrëveshje të rëndësishme për të drejtat televizive në Kinë.
Sipas BBC, këto të drejta për transmetimin e kampionatit anglez janë siguruar nga televizioni PPTV, që ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare për një vlerë prej 700 milionë dollarësh.
Televizioni PPTV është në pronësi të kompanisë Suning, që tashmë ka blerë edhe skuadrën italiane të Interit. Presidenti kinez Xi Jinping e ka bërë të qartë se investimet në futboll duhet të jenë më të mëdha, në mënyrë që Kina të shndërrohet në një superfuqi të kësaj disipline sportive.

Investitorët kinezë nuk janë të panjohur për futbollin në Angli. Manchester City, WBA dhe Aston Villa janë disa prej klubeve që kanë përfituar nga investimet kineze.
Për më tepër, Ligën Premier po bëhet gjithnjë e më e ndjekur nga tifozët në vendin e Lindjes së Largët, ndërkohë që edhe vetë klubet britanike jo pak herë kanë zhvilluar turne në Kinë, duke qenë se ky vend është ekonomia e dytë më e madhe në botë.
Ndërkaq, Liga Premier ka një kontratë për të drejtat televizive edhe me rrjetin amerikan NBC, me këtë të fundit që pagoi rreth 1 miliardë dollarë për 6 sezone për transmetimin e këtij kampionati, ose e thënë ndryshe 167 milionë dollarë në sezon.
Në Britani, janë Sky dhe BT Sports që kanë të drejtën e transmetimit të këtij kampionati. Këto dy rrjete televizive, vitin e kaluar nënshkruan një kontratë ku pranuan të paguajnë 5.14 miliardë funte për 3 sezone, duke nisur nga 2016/2017.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img