10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Limaj: Ky regjim për përfitime personale po e rrënon kredibilitetin e shtetit

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj duke ju drejtuar qeverisë, pretendon që koha kur merreshin vendime për Kosovën në bazë të interesave personale ka përfunduar
Limaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se drejtuesit e këtij regjimi po i sjellin Kosovës marrëveshje të dëmshme vetëm për përfitime personale.
“Drejtuesit e këtij regjimi për përfitime dhe për tentim të përmirësimit të imazhit personal, tash e një kohë Kosovës po i sjellin marrëveshje të dëmshme, dhe në kundërshtim me interesat e vendit Kosovën po e fusin në obligime të dëmshme ndërkombëtare, vetëm për përfitime personale duke rrënuar kredibilitetin e shtetit”, ka shkruar Limaj.

Ai më tej ka theksuar se për momentin drejtuesit e këtij regjimi duket që po arrijnë qëllimet personale por në fund do të dështojnë dhe do të jetë e vështirë për ta që ta rregullojnë imazhin e tyre personal./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img