6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Limaj takon Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha

Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me sekretarin për Marrëdhënie me Jashtë,  Skender Reçica, pritën sot në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha.
Limaj, Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, i ka uruar suksese në detyrën e re.
“Në këtë takim, përveç karakterit njoftues, temë diskutimi ishte situata politike në vend, e po ashtu u diskutua edhe për zhvillimet tjera ekonomike, sociale, etj, në Kosovë.
Kryetari i NISMA për Kosovën, z. Fatmir Limaj, Ambasadorit të Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, i shprehi mirënjohje për mbështetjen e pakursyer të shtetit të Malit të Zi në proceset shtetndërtuese të Kosovës dhe shprehu vullnetin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media.
Limaj tha se edhe në të kaluarën, Kosova dhe Mali i Zi e kanë mbështetur njëra-tjetrën, dhe kjo mbështetje po vazhdon edhe tani, kur Kosova është në rrugën e saj të integrimeve europiane, dhe Mali i Zi drejt anëtarësimit në NATO.
Në këtë takim u diskutua edhe për ecurinë e NISMA për Kosovën, që nga themelimi e deri në ditët e sotme.
Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, tha se e çmoj angazhimin e NISMA’s në skenën politike të Kosovës, orientimin e saj pro-perëndimor, dhe uroj që edhe në të ardhmen NISMA të vazhdoj të jetë e tillë, dhe të ketë sa më shumë suksese, në shërbim të qytetarëve të vendit.
Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, tha se Mali i Zi është i përkushtuar maksimalisht që ta mbështes Kosovën në rrugëtimin e saj europian.
Në fund, Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, z. Ferhat Dinosha, shprehu gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Nismën si parti politike e re në Kosovë./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img