8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Linda Halimi publikon këngën e re “Amin”, vjen me paraqitje atraktive në klip

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, e njohur me emrin artistik si Lindita, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Amin” titullohet kënga e saj e re, e cila vjen në gjuhën shqipe dhe është një këngë ritmike-verore.

Kënga është punuar nga producentët Fatjon Miftari dhe BLVCK, gjersa tekstin e ka shkruar vet Lindita.

Foto: Lindita/YouTube

“Amin” vjen e vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, në të cilin këngëtarja shqiptare shfaqet në disa skena me një paraqitje mjaft atraktive.

Përgjatë performancës në klip, ajo nuk ka hezituar që të ekspozojë linjat e saj trupore në paraqitje të ndryshme me veshje provokuese.

Kjo këngë vjen pas suksesit që këngëtarja me prejardhje nga Vitia shënoi me baladën e saj “Pa t’pa” me të cilën u prezantua në festivalin Kënga Magjike 2021.

Përkundër pritshmërive të mira dhe faktit që preku finalen e madhe të festivalit, kjo këngë e Lindës nuk arriti që të futej në top 3 më të mirat e edicionit të sivjetmë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img