8.6 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Lirimi i Haradinajt u bë pas garancive të shtetit të Kosovës

Burime të afërta të “Zeri.info”, me procesin gjyqësor në Calmar bëjnë me dije se, Gjykata e Colmarit e ka liruar me kusht ish-kryeminsitrin Haradinaj, pas garancive që shteti i Kosovës i ka ofruar përmes avokates mbrojtëse të Haradinajt.

“Gjykata e Colmarit e ka marrë këtë vendim, pas garancive që i ka ofruar shteti i Kosovës shtetit francez përmes avokates mbrojtëse të zotëri Haradinajt se ai do të qëndrojë në Strazburg deri në shqyrtimin e kërkesës së Serbisë për ekstradim ku edhe do të merret vendimi final”, ka bërë të ditur ky burim.

Ndryshe, Gjykata e Colmarit, sot ka marrë vendim që ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të jetë i lirë me kusht, raporton “Zeri.info”.

Kjo nënkupton që Haradinaj, nuk duhet të dalë nga Franca dhe të lajmërohet tek autoritetet dy herë në javë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img