10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Lladrovci premton se Drenasin do ta bëjë me qendër rinore

Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Ramiz Lladrovci, para të rinjve, sportistëve dhe njerëzve të kulturës së Drenasit, sot ka shpalosur programin e tij për kulturë, rini e sport.

Lladrovci ka thënë se kujtesa historike e Drenasit do të ketë vendin e vet dhe ajo do të ruhet duke ngritur muzeun e qytetit dhe muzeun arkeologjik.
Ai ka premtuar se Drenasin do ta bëjë edhe me qendër rinore.
“Rinia do të bëhet me qendrën e vet, qendrën rinore. Do të filloj sa më shpejt punën për parkun në Vasilevë. Kurse, poligonet sportive do të ngritën në përputhje me nevojat, duke qenë të shpërndara në përputhje me shtrirjen gjeografike. Madje, disa pres të ngritën edhe me paratë e donatorëve, por prioritet do të jetë Tërsteniku”, ka thënë Lladrovci.
Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit, ka thënë se qyteti i tyre nuk do t’i ketë vetëm tri biblioteka, porse brenda vitit do t’i shtoj edhe tri tjera, duke rritur edhe sasinë e librave në ato ekzistuese.
“Mjetet për krijimin e bibliotekave të reja mund të sigurohen edhe duke ndaluar blerjen e artikujve të luksit dhe nga shitja e makinave që vështirë mirëmbahen dhe krijojnë kosto të panevojshme të shpenzimeve”, ka thënë Lladrovci.
Ai ka thënë prioritet do t’i ketë edhe punimet në stadium dhe rreth tij, si dhe punimet rreth parkingut dhe fushave të gjelbërimit.
“Sporti dhe sportistët do të kenë trajtim shembullor, duke i trajtuar si ambasadorët më të mirë të Drenasit”, ka thënë ai.
Lladrovci ka thënë se do t’i promovojë edhe më shumë aktivitetet kulturore të Drenasit.
Ai ka përmendur ekspozitën kushtuar 5, 6 dhe 7 marsit, ekspozitën e fotografisë më të bukur për Drenasin dhe historinë e këtij qyteti, si dhe ekspozitën e gruas ndër shekuj.
Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit ka premtuar se do të organizojnë edhe javën e filmit amerikan, francez, gjerman, duke e rishfaq në Drenas nga Prishtina, Prizreni e qytetet tjera.
“Do ta financoj edhe publikimin e librave që i dedikohen Drenasit ndër vite e shekuj dhe broshurave promovuese rreth Drenasit të përzgjedhura me konkurs. Do të punojmë për identifikimin dhe sajimin e hartës së shtigjeve për ecje dhe shtigjeve për biçikleta”, ka thënë Lladrovci.
Departamenti për kulturë, rini dhe sport, Lladrovci ka thënë se do të përkujdeset për identifikimin, prezantimin dhe operacionalizimin e nevojave dhe kërkesave për përkrahje institucionale dhe financiare të aktiviteteve kulturore, të rinisë dhe sportit, si dhe investimeve kapitale në infrastrukturën e këtyre fushave në Drenas.
Ai ka premtuar se do t’i përkrah manifestimet tradicionale, si sofra poetike “Ymer Elshani”, Humoriadën, festivalin e të rinjve, aktivitetet sportive tradicionale, si turniri memorial “Rasim Kiçina“ në futboll dhe boks, pastaj turnirin memorial “4 dëshmoret” në hendboll.
Duke përmendur shoqëritë kulturore “Art Club”, “Rifat Kukaj”, “Shote Galica”, “Ymer Alushani”, “Komorani”, Lladrovci ka thënë se do të vazhdojë përkrahjen edhe për shoqëritë kulturore e artistike dhe organizatat joqeveritare të Drenasit.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit ka thënë se rininë do ta mbështes edhe në bazë të projekteve që ata i paraqesin.
Ai ka treguar se aktualisht, si aktivitete tradicionale për të rinj numërohen vetëm muaji i rinisë, mbrëmjet rinore dhe revista për të rinj “Realiteti”.
“Komuna ndan çdo vit afërsisht 100 mijë euro subvencione për zhvillimin e aktiviteteve sportive, kulturore dhe rinore. Investimet e këtij mandati në sport, janë orientuar në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në gjelbërim të dy stadiumeve dhe parkingun te palestra sportive, si dhe në palestra të tjera sportive”, ka thënë Lladrovci.
Në strategjinë afatmesme 2017-2019, ai ka treguar se komuna ka planifikuar investime kapitale edhe në stadiumin si projekt trevjeçar, me standarde evropiane në vlerë prej 1.9 milionë euro, me pjesëmarrje nga komuna në vlerë prej 300 mijë euro.
Kandidati i PDK-së për të parin e Drenasit ka treguar se investimet kapitale për 2017 janë të orientuara në fazën e dytë të ndërtimit të stadiumit, në renovimin e sallës së kulturës, në ndërtimin e një fushë sintetike sportive për të rinjtë, në ndërtimin e një poligoni sportiv në Polluzhë dhe në rregullimin e fushës së sportit në Komoran.
Për projektet për kulturë, rini e sport në vitin 2017, Lladrovci ka treguar se investimet kapitale arrijnë vlerën prej 270 mijë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img