14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Logoja e disenjatorit nga Kosova merr çmim ndërkombëtar

Logoja e një galerie arti, e realizuar nga një disenjatorit nga Kosova, ka marrë çmimin ndërkombëtar “Design and Design”, i cili ndahet qysh nga viti 2008 nga disenjatori i mirënjohur Marc Praquin dhe ekipi i tij.

Kastriot Dragaj, i cili studion për dizajn grafik në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, është autor i logos në të cilën është shkruar emri i galerisë “Dada”. Këtë logo Dragaj e kishte realizuar vitin e kaluar.
“Desing and Design” është garë për të cilën kandidimi bëhet “online” dhe është e hapur për artistë nga e gjithë bota. Sipas ueb faqes zyrtare deri më tani gara është shtrirë në më shumë se 160 shtete dhe për çdo vit të gjitha projektet fituese publikohen në librin vjetor “The Design and Design”.
“Çmimin ‘Design and Design’ e kam fituar me logon që e kam realizuar gjatë vitit të kaluar për galerinë ‘Dada’ me kërkesë të pronarit të saj Genc Rodiqi. Në logo është shkruar emri i galerisë, që është rrymë e artit të shekullit të njëzetë dhe në të cilën jam bazuar gjatë punimit të logos”, ka shpjeguar Dragaj. “Logoja do të jetë imazh i kësaj galerie”, ka shtuar ai

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img