5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Loja e babait me vajzën kthehet në tragjedi (Foto)

Një incident i rëndë ka ndodhur teksa një baba po luante me vajzën e tij të vogël vetëm 3 vjeç.
25-vjeçari Em Phoeykiln, teksa bënte shaka në dhomën e ndenjes me të voglën e tij Oum, e hodhi atë në ajër për ta pritur në duar më pas, por fatkeqësisht koka e saj u godit në tavan dhe në një pjesë metalike, duke shkaktuar një aksident të rëndë.
Vogëlushja u dëmtua rëndë dhe në kokë i’u bë një plagë tepër e madhe.

Ajo u dërgua menjëherë në spital në Rayong, Tajlandë, ku kirurgët kryen një operacion urgjent për t’i ndaluar gjakderdhjen.
Por pavarësisht dhimbjes që shkaktoi edhe tek babai i saj ky incident, ai tha se nuk ishte në gjendje të paguante shërbimin shëndetësor, pasi operacioni kushtonte shumë, duke qenë se sistemi shëndetësor në Tajlandë është privatizuar.

Por falë ndihmës së doktorëve dhe infermiereve Oum tashmë është kthyer në shtëpi dhe është më mirë./tvklan.al

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img