1.9 C
Pristina
Saturday, December 4, 2021

Buy now

spot_img

Lojërat Tradicionale sot në Rugovë

Lojërat Tradicionale të Rugovës do të mbahen sot në bjeshkët e Rugovës, konkretisht në fshatin Kuqishtë, ku në mesin e afro 7 mijë mysafirëve do të gërshetohet tradicionalja me të sotmen, përmes lojërave, valleve dhe muzikës.
“Lojërat Tradicionale të Rugovës”, sipas Këshillit organizativ, përbëhet nga programi kulturor dhe garat tradicionale sportive. Në pjesën e parë të ditës do të organizohet koncert me muzikë folklorike dhe autoktone. Do të përformojnë ansamble të ndryshme nga Rugova, nga komuna tjera të Kosovës, nga Shqipëria dhe nga malësia e Malit të Zi.
Lokacioni ku mbahet koncerti dhe garat është një livadh privat i mbushur më gjelbërim dhe i këndshëm për secilin njeri.

Fokusi kryesor i këtij takimi tradicional mbetet tek zhvillimi i programit sportiv ku zhvillohen këto disiplina:
1.Rrëzimi i duarve
2.Mundje
3.Sharra në vek
4.Hudhja e llastarit
5.Ngjitja në shilor
6.Gurapeshi
7.Tërheqja e litarit
Ndryshe, këto lojëra ishte paraparë të mbahen ditë më parë, megjithatë, për shkak të motit me shi, janë shtyrë për të filluar sot./KosovaPress/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,042FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles