9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Lufta në Ukrainë, Amerikanët thonë se Koreja e Veriut po furnizon Rusinë me armë

Rusia është detyruar të blejë pajisje ushtarake nga Koreja e Veriut pasi sanksionet kanë goditur aftësinë e Moskës për të furnizuar ushtrinë e saj, kanë raportuar mediat amerikane.

Sipas inteligjencës së deklasifikuar të marrë nga New York Times, Rusia ka blerë miliona predha artilerie dhe raketa nga Pheniani, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Një zyrtar amerikan tha se Rusia do të detyrohet të blejë armë shtesë të Koresë së Veriut ndërsa lufta vazhdon.

Ndërkohë, javën e kaluar, Moska thuhet se mori porosinë e saj të parë të dronëve të rinj iranianë.

Irani dhe Koreja e Veriut, të dyja objektiva të sanksioneve të rëndësishme perëndimore, kanë kërkuar të thellojnë lidhjet me Rusinë që kur Presidenti Vladimir Putin filloi pushtimin e tij në Ukrainë në shkurt.

Regjimi i Kim Jong-un ka fajësuar SHBA-në për konfliktin dhe ka akuzuar Perëndimin se po ndjek një “politikë hegjemoniste” që justifikon përdorimin e forcës nga Rusia.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut njohu pavarësinë e dy rajoneve në Ukrainën lindore – Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk – dhe u zotua të thellojë “miqësinë” me Moskën.

Vladimir Putin i Rusisë tha se të dy vendet do të zgjerojnë “marrëdhëniet e tyre gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe”, sipas medias shtetërore të Phenianit.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img