10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Luftanija ruse me raketa hipersonike, gati për stërvitje të përbashkëta ushtarake me Kinën

Një luftanije ruse e armatosur me armë lundrimi hipersonike të gjeneratës së re do të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me marinën e Kinës dhe të Afrikës së Jugut në shkurt.

Kjo është hera e parë zyrtare që bëhet e ditur pjesëmarrja e fregatës “Admirali i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov”, e cila është e armatosur me raketa Zirkon.

Raketat fluturojnë nëntë herë më shpejt se shpejtësia e zërit, me një rreze prej më shumë se 1000 km, sipas Rusisë.

Ato përbëjnë pjesën qendrore të arsenalit hipersonik të Kremlinit, së bashku me mjetin rrëshqitës Avangard që u fut në detyrë luftarake në vitin 2019.

“Admirali Gorshkov… do të shkojë në pikën e mbështetjes logjistike në Tartus të Sirisë dhe më pas do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare me marinën kineze dhe afrikano-jugore”, sipas agjencisë shtetërore ruse, TASS, e cila citon një burim jo zyrtar nga Mbrojtja./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img