14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Luizi i tregon Deas shkakun e vërtetë që u dashurua në Kiarën dhe pse ajo duhet të jetë në finale

Luizi vazhdon që ta mbajë të fshehtë lojën që është duke ia bërë Kiarës për surprizën e nesërme

Derisa sot gjatë një bisedimi me Dean ai i ka thënë asaj se Kiara duhet edhe ta fitojë Big Brotherin.

“Kjo lojë nuk është vetëm kush sulmon, kjo lojë është edhe kush duron. Sa ka duru ajo vajzë, jo veç nga unë po nga tërë shtëpia”, ka thënë Luizi.

Dea e ka pyetur atë se a ka bërë mirë apo keq që ka duruar, kurse Luizi i është përgjigjur që ka bërë mirë. “Ka bërë shumë mirë që ka duruar se ajo do të jetë nëna e fëmijëve të mijë me atë durim që ka treguar, me atë besim që ka treguar, ma ka marrë kalanë nga brenda dhe jam shumë krenar dhe mirënjohës që ma ka marrë”, ka thënë ai.

Tutje ai ka vazhduar se është krenar që e ka në krah.

Luiz Ejlli pritet që nesër mbrëma ti bën një befasi Kiarës derisa nesër ai mund të jetë finalisti i parë në Big Brother Albania VIP.

Në fund të bisedës Luizi i ka thënë Dea Mishel, e cila po ashtu nesër do të jetë ballë për ballë me Luizin për një vend në finale, se Kiara nuk “i ka thënë asnjë fjalë të keqe dikujt në shtëpi për Kiarën si Kiar”.

“Në qoftëse ajo i ka bërë keq dikujt ose i ka bo ndonjë gjë… I vetmi gabim i saj në sytë e juaj ka qenë që ka zgjedh me nejt me mu! Ka ndjek zemrën”, ka vazhduar Luizi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img