14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Lumezi: Jemi duke i hetuar edhe emrat e të punësuarve të skandalit të përgjimeve

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumnezi, ka konfirmuar për “Indeksonline” se janë duke u hetuar edhe punësimet e pa ligjshme të skandalit të përgjimeve telefonike, ku protagonist janë zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Lumnezi ka thënë se i posedojnë transkriptet e përgjimeve dhe se janë duke i analizuar të gjithë protagonistët që janë të përfshirë në to. Ndërsa sa i përket emrave që lidhen me punësimet nëpër agjenci apo dikastere të ndryshme ai ka thënë se të gjitha këta persona do të hetohen dhe nëse gjinden prova se kanë hyre në marrëdhënie pune në mënyrë të paligjshme ose jashtë rregullave të pacaktuara, do të vihen para drejtësisë pa marrë parasysh kush janë ata.
“Ne jemi duke i analizuar gjitha transkriptet e përgjimeve dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në to. Çdo person që rezulton se ka shkelur ligjet në fuqi të shtetit të Kosovës, pa përjashtim do të vihen para drejtësisë. Emrat e personave të cilët janë të përfshirë si të dyshuar që kanë hyre në marrëdhënie punë në mënyre të pa ligjshme, në fund do të merren masa ndaj tyre pa përjashtim. Unë kame formuar ekipin e prokurorëve, në krye me prokuroren Drita Hajdari, të cilët, do të merren me këtë çështje dhe se për punën e kësaj ekipe do të jetë i informuar opinioni”, ka thënë Lumnezi.
Deklarata e kryeprokurorit vjen pas shkrimeve të publikuara në medie me përmbajtjen e bisedave të përgjuara të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, në të cilat përfshihen edhe presidenti aktual Hashim Thaçi dhe kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli.
Thelbi i gjithë këtyre bisedave telefonike, në mes protagonistëve të këtyre përgjimeve janë, sistemimi i militantëve partiak nëpër borde dhe agjensi të ndryshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img