15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Lunaçek: Nuk ka liberalizm të vizave pa demarkacion me Malin e Zi (Video)

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka befasuar në takimin me përfaqësuesit të vendeve të BE-së gjatë Kongresit të Partive Popullore Evropiane në Maltë, duke kërkuar nga Bashkimi Evropian që të liberalizohen vizat pa e plotësuar kriterin e demarkacionit me Malin e Zi.

Kryeministri, i cli ka qenë një nga garantuesit kryesor të ratifikimit të kësaj marrëveshje, këtë herë shkoi edhe më larg duke kërkuar edhe rishqyrtimin e kriterit, duke e cilësuar si të tepërt për Kosovën.

Por, raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek propozimin e Kryeministrit Mustafa e sheh të parealizueshëm.

Ajo është shprehur për Tribuna Channel se Bashkimi Evropian nuk do të pranojë ndryshim të kritereve.

“Për BE-në, demarkacioni me Malin e Zi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë kushte të pandashme, pa realizimin e tyre Kosova nuk mund të bëhet pjesë e regjimit të vizave Shengen në BE”, ka thënë Lunaçek.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img