5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Lushi kritikon mbështetësit e Kurtit: S`duan ta pranojnë që mbreti i tyre tashmë është lakuriq

Veprimtari Uk Lushi është shprehur i çuditur me përkrahësit e kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se ata nuk po duan ta pranojnë se lideri i tyre ka ndryshuar ekstremisht.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata nuk duan të shohin që breti i tyre është lakuriq.

Habitem më disa shqiptarë që vazhdojnë ta luanizojnë Albin Kurtin. Nga jo negociata, vetëvendosje, ky njeri ka kaluar në ekstremin jo vetêvendosje, sa më shumë negociata. Përkundër spinit që ushtarët kurtianë bëjnë dhe do të bëjnë për shkak se nuk duan ta pranojnë që mbreti i tyre tashmë është lakuriq, duhet të jemi shumë të shqetësuar për shtegun ku po shtyhet të hyjë Kosova”, ka shkruar ai.

Sipas tij, kush ia do të mirën Kosovë nuk e përkrah Albin Kurti.

Për më keq Kurti ka treguar që nuk di të qeverisë. Vetëm shikoni arsimin, shëndetësinë dhe drejtësinë. Nuk do t’u duhet mê shumë të veneroni paaftësi totale. Kush ja do të mirën Kosovës nuk bên spin për Kurtin, por kërkon transparencë dhe përgjegjësi nga Kurti. Kosova duhet të jetë mbi Kurtin, kultin për Kurtin dhe mbi secilin shqiptar”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img