8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Lushtaku: Lavdërimi i Ivanoviqit nga Kurti është tradhti kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka thënë se ka mbetur pa fjalë për videon e publikuar nga Kryeministri Albin Kurti, në të cilën  flet për Oliver Ivanoviqin.

Sipas Lushtakut lavdërimi i Ivanoviqit nga kryeministri Kurti është tradhti kombëtare.

”Me të vërtetë kemi mbetur pa fjalë sepse nuk kemi besuar që ndryshimi i tij bie në këtë nivel që ai të dal ndaj çdo deklarimi të tij dhe partisë së tij kundër. Sidomos ndaj një serbi i cili është dënuar për krime lufte me 9 vite burg dhe e dimë shumë që njëri ndër faktorët që ka nda Mitrovicën është vet Oliver Ivanovic dhe lavdërimi i tij në këtë proces është për mua tradhti dhe është tradhti kombëtare sepse me të vërtetë shihet qartë që ai e ka ndryshuar tërësisht dhe nuk është më ai Albin që qytetarët e vendit i kanë besuar për të udhëhequr vendin” tha ai.

Lushtaku po ashtu tha se shpreson që projektligji për tërheqjen e Trustit sot do të votohet edhe nga mazhoranca.

Ai thotë se si parti opozitare e kanë mbështetur që nga fillimi pasi edhe iniciator i këtij ishte deputeti nga kjo parti por që pasi nuk u votua për herë të parë kanë mbledhur peticion nga qytetarët që të kthehet në Kuvend.

”Po ne sigurisht që si parti e kemi mbështetur që nga fillimi, e dimë shumë mirë që pasi nuk kanë votuar në herën e parë ka pasur një kërkesë të jashtëzakonshme nga qytetarët që të bëhet peticion dhe me një peticion për tetë ditë sa kam informata janë mbledhur mbi 21 mijë nënshkrime dhe kanë sjellë prapë në Kuvend duke treguar se është e rëndësishme si temë dhe si kërkesë”, tha ai.

Lushtaku shpreson që të reflektojë edhe partia në pushtet pasi sipas tij duhet të shihet qartë edhe kërkesa e qyetarëve për tërheqjen e Trustit.

”Dhe po shpresoj që në këtë drejtim që do të reflektojnë edhe deputetë të pozitës, sepse është e rëndësishme      të shihet qartë kërkesa e qytetarëve në veçanti këtyre që kanë nënshkruar peticionin në fjalë”.

Projektligji për Trustin pritet që sot të votohet  në seancën e Kuvendit të Kosovës./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img