7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

MAGAZINA / YJET “Kam vendosur tri stenda në zemër”, Labi tregon për herë të parë publikisht problemet shëndetësore të tij

Moderatori i njohur shqiptar, Labinot Gashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria Live”.

Ai ka folur mbi gjendjen shëndetësore të mikes së tij, aktores Adriana Matoshi, e cila ditë më parë kaloi me sukses një operacion, të cilit u detyrua t’i nënshtrohej pas rikthimit të tumorit në tru.

Teksa foli i lumtur për gjendjen e përmirësuar shëndetësore të aktores dhe deputetes së Kuvendit të Kosovës, Labi bëri edhe një deklaratë të rrallë publike mbi shëndetin e tij.

Labinot Gashi (Foto: Albi Cocaj)

Ai potencoi se i është nënshtruar gjithashtu një operimi dhe kjo ka ndodhur para 20 ditësh.

Arsyeja e operimit mesa duket kanë qenë problemet me zemër, pasi moderatori i emisionit “1 Kafe me Labin” zbuloi se ka vendosur plot tri stenda në zemrën e tij.

Labinot Gashi (Foto: Albi Cocaj)

“Po e them këtu, nuk kam dashur ta bëj publike edhe aq shumë, po dashur e pa dashur po më duhet ta bëj publike. Ka 20 ditë që e kam pasur një intervenim tek vetvetja dhe unë nuk e kam bërë publike, nuk e kam vendosur në rrjete sociale, kam dashur me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi.

Me të dëgjuar këtë, moderatorët e emisionit i shprehën “të shkuara”, duke i uruar shëndet të plotë në vazhdimësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img