9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mahmuti: Iniciativa për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i UP’së, e dëmshme dhe e rrezikshme

Politikologu Bardhyl Mahmuti thotë se nuk e di sa ku I ka rrënjët ideja e heqjes së emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi I Universitetit të Prishtinës, megjithatë thotë se si ide është shumë e rrezikshme dhe e dëmshme.

Duke mos dashur të lëshohet në hipoteza, ai ka dalë kundër kësaj iniciative dhe ka kërkuar unitet që të kundërshtohet ashpër kjo kërkesë.

Ky është statusi i plote i Mahmutit:

Kush dëshiron të heq emrin Hasan Prishtina- simbolin që mishëron luftën për pavarësi kombëtare?

Përpjekjet që nëpërmjet ndryshimeve të statutit të Universitetit të Prishtinës t’i hiqet “Hasan Prishtina” nga emërtimi i tij me arsyetim se gjoja krijon pasaktësi për shkak se një universitet i krijuar nga strukturat kriminale të instaluara në qytetin e Mitrovicës nga Sllobodan Millosheviqi mban emrin “Universiteti i Prishtinës” është absurdi më i madh që ka prodhuar ndonjëherë udhëheqja e institucionit më të lartë arsimorë në Kosovë.

Në vend të mobilizimit të gjithanshëm të institucioneve shtetërore dhe universitare për delegjitimimin e plotë të universitetit ilegal në veri të vendit, del propozimi që nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës Hasan Pishtina të hiqet emri i njërës nga figurat më të shquara të historisë kombëtare shqiptare, që është sinonim i shtetësisë sonë.

Nuk e di se ku i ka rrënjët kjo ide e mbrapsht dhe nuk dëshiroj të lëshohem në hipoteza. Mirëpo, nëse lëshojmë pe ndaj iniciativës që të heqim emrin e Hasan Prishtinës, personalitetit kombëtar që mishëron luftën për pavarësi të trojeve shqiptare, nuk duhet të habitemi kur njerëz të të njëjtës logjikë të propozojnë heqjen nga Kushtetuta e Kosovës të fjalës ´pavarësi’, me arsyetim se gjoja “krijon pasaktësi për shkak se në Preambulën e Kushtetutës së Serbisë, Kosova është pjesë e atij shteti”!

Është koha të zhvishet qëllimi i vërtetë i nismës së lartpërmendur dhe të pamundësohet realizimi i saj!

Unë mbështes Fondacionin “Hasan Prishtina”, kuadrin pedagogjik dhe studentët e këtij universiteti që kanë dalë kundër iniciativës tejet të dëmshme dhe shumë të rrezikshme për heqjen e emrit të Hasan Prishtinës nga emërtimi i Universitetit të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img