4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Majlinda dhe Nora kanë mësuar kundërshtaret e para në Lojërat Olimpike “Rio 2016”

Xhudistet kosovare Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mësuar kundërshtaret e para në Lojërat Olimpike “Rio 2016”
Kampionia e botës, Majlinda Kelmendi, e cila ka fituar gjithçka përpos medaljes olimpike, raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë do të kalojë pa meç për shkak se është bartësja e dytë e listës.
Ajo në raundin e dytë do të luftojë me fituesen e duelit mes francezes Priscilla Gneto dhe zviceranes Evelyne Tschopp. Të gjitha meçet e kësaj kategorie do të luhen më 7 gusht.
Ndërsa Nora Gjakova me datën 8 gusht në kategorinë deri 57 kilogramë do të përballet me garuesen kolumbiane Amaris. Fituesja e duelit Gjakova-Amaris do të përballet me rumunen Caprioriu.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img