28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Maliqi për mediat serbe: Projektin e Shqipërisë së Madhe nuk e përkrahë as Tirana as Prishtina

Politikë e shtetit të Shqipërisë nuk është “Shqipëria e madhe”. Kështu i ka deklaruar gazetës beogradase, “Danas”, Shkelzen Maliqi, këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se një projekt për Shqipëri të Madhe nuk përkrahet as në Tiranë, as në Prishtinë.
Ai ka thënë kësaj gazete se formimi i Unionit të Komunave Shqiptare të rajonit nuk mund të interpretohet ashtu.
Mediet e Beogradit me tituj bombastik e kanë njoftuar formimin e këtij unionit, sikur “Në Tiranë përmes derës së vogël u formua Shqipëria e Madhe”.
“Shqiptarët jetojnë në gjashtë shtete të rajonit, si një popullsi autoktone, dhe sot nëse dy kryeqytete dhe tri qendra gravituese, pos Greqisë, takohen për bashkëpunim ekonomik, kulturor, arsimor deh të tjera sipas mendimit tim është diçka pozitive”, citon kjo gazetë Shkelzen Maliqin.
“Ndoshta pse kjo ndodhi në Ditën e Flamurit Shqiptar i ka dhënë ndonjë simbolikë, por mendoj se ka qenë një proces publik dhe transparent, se nuk po ndodh asgjë e fshehtë ose përmes derës së vogël, ashtu siç kanë raportuar mediet serbe”, ka thënë këshilltari i Edi Ramës, transmeton Insajderi.
“Ashtu siç në kohë të fundit janë vendosur raporte normale midis Tiranës dhe Beogradit, pse Tirana të mos kishte marrëdhënie të mira me Prishtinën, Tetovën, Ulqinin dhe Preshevën”, thotë Maliqi.
Sipas tij “meinstrimët e politikës shqiptare nuk po merren me bashkimin e shqiptarëve”.
“Meinstrimi shqiptar flet se bashkimi do të ndodhë në kuadër të Bashkimit Evropian, ku format si këto të bashkëpunimit midis qyteteve nuk janë të pazakonshme”, ka shtuar Maliqi.
“Mua më duket se disa qarqe, sidomos në Serbi, përpiqen të nxisin irredentizmin shqiptar, që të kenë shkasë shtesë për irredentizmin serb, përkatësisht bashkimin e Serbisë me Republiken Serpska, si dhe aneksimin e Kosovës veriore. Shqipëria e Madhe është skenar i rrezikshëm që nuk ka mbështetje në Tiranë, as në Prishtinë, dhe nuk duhet të merren seriozisht disa individë a grupe që do të dëshironin të krijonin Shqipërinë natyrale”, ka thënë Maliqi.
 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles