12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Maqedonët asnjë fjalë për kërcënimin e Daçiqit, nënshtrim i plot ndaj Serbisë

Zyrtarët maqedonas ende nuk i janë përgjigjur ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq i cili ka thënë se ka bërë gabim kur e ka njohur Maqedoninë me këtë emër.

Daçiq dje është shprehur duke thënë “Ne jemi budallenj pasi njohëm Maqedoninë me emrin kushtetues”. Kjo deklaratë u shfaq në shumicën e mediave maqedonase, mirëpo deri më tani asnjë reagim nuk është paraqitur nga ana e Maqedonisë.

Disa media maqedonase kanë raportuar se ata nuk kanë mundur të marrin një përgjigje nga Ministria e Punëve të Jashtme në lidhje me këtë deklaratë. Ndërsa rektorja e universitetit “FON”, Nana Ruzhina, ka thënë se ky ishte vetëm një incident i vogël diplomatik, transmeton lajmi.net.

Siç tha ajo, këto deklarata janë të papranueshme nga zëdhënësi i qeverisë Vuçiq, i cili tanimë njihet për retorikën e ngjashme ndaj Kosovës dhe Kroacisë.

“Serbët nuk duhet të harrojnë solidaritetin dhe bujarinë e popullit maqedonas”, ka thënë Ruzin.

Megjithatë ai ka theksuar se kjo deklaratë nuk duhet harruar dhe se kjo mund të lë shenjë të thellë në marrëdhëniet e mira me maqedonasit.

Daçiq ka thënë se Serbia ka bërë një gabim shumë të madh pasi që e tërë Evropa dhe bota përdorë emërtimin si ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa ne vëllezërit tanë grekë i kemi goditur në fytyrë ndërsa tani presim nga Greqia të mos e njoh Kosovën. /Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img