13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Mbështetja për Luizin nuk ka të ndalur: Polaku nga Anglia i premton veturë luksoze

Banori i “Big Brother VIP Albania”, i kthyer në fenomen tashmë, Luiz Ejlli ditën e sotme ka marrë një përshëndetje të veçantë.

Në videon e postuar në llogarinë e Gazetës Insajderi në rrjetin social TikTok, shihet një burrë duke dëgjuar këngën e Luizit kushtuar Kiarës.

Ai fillimisht përshëndet me fjalën “Mirëmengjes”, thënë në gjuhën shqipe, pastaj vazhdon duke thënë se është polak që jeton në Angli.

Mirëmëngjes! Jam polak, jemi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam duke e mbështetur Luizin në “Big Brother”, më të mirin e Shqipërisë. Uroj që ti do të fitosh. Do të kesh vetura të mira, G63- CDS të zi, kur të vish në Angli”, ka thënë burri, i cili duket se Luizit i ka premtuar një veturë luksoze.

Ndryshe, Gazeta Insajderi ka raportuar se Luizi është përshëndetur dhe i është uruar fitorja edhe nga fituesi i “Big Brother-it” në Kanada, Kevin Jakobs.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img