15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 100 fëmijë po trajtohen në Pediatri, shumica me grip sezonal

Rastet me grip sezonal janë shtuar dukshëm.

Gripi në masë të madhe ka prekur edhe fëmijët.

Vetëm në Klinikën Pediatrike në QKUK, deri të premten kanë qenë duke u trajtuar mbi 100 fëmijë.

Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajcevci tha për Front Online se shumica janë me virozë seoznale.

“Për momentin janë duke u trajtuar mbi 100 fëmijë. Janë me patologji të ndryshme. Më së shumti tani kemi respiratorë, për shkak të virozëve sezonale”, u shpreh ajo për Front Online.

Ajo tha se ka ende shtretër të lirë.

“Po ka vende të lira në Pediatri”, deklaroi ajo.

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur që nga nëntori i vitit të kaluar.

Për shkak të komplikimeve shëndetësore që shkaktohen nga gripi sezonal, qytetarët, sidomos ata mbi 65-vjeç, rekomandohen që të vaksinohen një herë në vit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img