2.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Mbi 200 të arrestuar në protestat kundër reformës së pensioneve në Francë

Policia franceze ka arrestuar 217 persona të enjten mbrëma gjatë incidenteve që pasuan një demonstratë në Paris, si pjesë e protestave masive të vazhdueshme kundër reformës së pensioneve , e cila përfundimisht u vendos të zbatohej pa votim në dhomën e ulët.

Sipas France Info, 217 persona janë arrestuar në incidentet që shpërthyen në Place de la Concorde, në qendër të kryeqytetit francez. Sipas të njëjtit burim, njësitë e policisë përdorën gaz lotsjellës kundër protestuesve.

Kur shpërthyen incidentet, sipas vlerësimeve të mediave franceze, në shesh ishin rreth 6000 njerëz. Pasditen e së enjtes, qeveria vendosi në minutën e fundit të zbatojë projektligjin e pensioneve, i cili do të rriste moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç, duke anashkaluar dhomën e ulët, pasi ishte e paqartë nëse ekzistonte shumica e nevojshme.

Ekziston një nen i Kushtetutës Franceze që lejon të ndiqet kjo rrugë. Por reforma mund të anulohet në rast të votimit të mosbesimit ndaj qeverisë së presidentit Emmanuel Macron dhe kryeministres Elisabeth Bourne.

Demonstrata u organizuan dje në shumë qytete të tjera franceze (Marsejë, Dijon, Nante, Ren, Ruen, Grenoble, Tuluzë, Nice). Sindikatat po bëjnë thirrje për një grevë të re kombëtare të enjten e ardhshme dhe mobilizime masive nga fundjava. Miliona francezë kanë protestuar vazhdimisht në rrugë kundër reformës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img