19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

Mbi 4 mijë familje, në varfëri të skajshme në Mitrovicë

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe në Drenas e Istog, me social jetojnë 6.406 familje, më së shumti në Mitrovicë, 2.089 familje, në Vushtrri 1.431 dhe Drenas 1.336 familje. Shkallë më të ulët të varfërisë ka Istogu me 517 familje në asistencë sociale dhe Skenderaj me 853 familje.
Për shumë familje serbe të komunave në jug përkujdeset Enti për Sigurime Sociale i Republikës së Serbisë, shkruan, gazeta Zëri.

Mbi 30 për qind e qytetarëve të komunës së Mitrovicës jetojnë në varfëri,më shumë se që ka Prishtina dhe komunat tjera më të mëdha të Kosovës, Peja, Prizreni, Gjilani, Gjakova, Ferizaj. Mitrovicës nuk ia lëshojnë udhën as komuna e Vushtrrisë dhe ajo e Drenasit, ndërsa shkallë më të ulët të varfërisë kanë Istogu, si dhe komuna e Skenderajt, e cila në periudhën pas përfundimit të luftës vlerësohej si një ndër komunat më të varfra në Kosovë.

Në Mitrovicë dhe në komunat e rajonit, Skenderaj e Vushtrri, si dhe në Drenas e Istog, me social jetojnë 6.406 familje, më së shumti në Mitrovicë, 2.089 familje, në Vushtrri 1.431 dhe në Drenas 1.336 familje.

Shkallë më të ulët të varfërisë ka Istogu me 517 familje në asistencë sociale dhe Skenderaj me 853 familje.

Në komunën e Mitrovicës, me social jetojnë hiç më pak se 2089 familje, por janë edhe po aq familje të tjera që jetojnë në varfëri të skajshme, por që për shkak të kritereve kanë mbetur jashtë skemave sociale, e që sipas Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, paraqesin shifra alarmante.

Miran Salihu, drejtor i QPS-së në Mitrovicë i tha “Zërit” se shkalla e varfërisë në komunën e Mitrovicës ka arritur në mbi 30 për qind dhe se është më e larta në Kosovë. Ai shtoi, se kriteret tepër të ashpra kanë bërë që edhe familje të tjera të varfra të mbesin jashtë skemës sociale. “Në këtë kategori hyjnë ato familje që nuk kanë fëmijë nën moshën 5-vjeçare dhe për këtë shkak nuk realizojnë asistencën sociale”, thotë Salihu. Sipas tij, të gjitha lëndët për familjet serbe në asistencë sociale janë dërguar në veri të Mitrovicës, në QPS-në e atjeshme dhe se ata merren me to. /PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles