7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mbrojtësi që e la Shqipërinë për Kosovën tani i humb të dyjat

Pranimi i kombëtares së Kosovës në FIFA dhe UEFA, marrja pjesë e saj në fushatën eliminatore të “Rusia 2018”, bëri që mjaft lojtarë të talentuar të linin përfaqësueset e vendeve të tjera dhe t’i bashkoheshin Kosovës.
Nuk munguan as lojtarë deri dje kuqezinj, që lanë Shqipërinë për Kosovën. Dikush me qejf e dikush me shpresën për më shumë hapësira aktivizimi te Kosova.
Rasti në fjalë nuk është i ngjashëm, sepse ai u ftua nga Shqipëria, pasi u eviudentua nga De Biazi, u pajis me pasaportë shqiptare dhe, sapo e mori këtë në dorë, ndryshoi mendje.
Bëhet fjalë për këtu e tri vite më parë. Nuk dihet pse refuzoi të vinte në grumbullimin kuqezi, por kjo sjellje i la alternativë të vetme vetëm Kosovën.
Por edhe me këtë të fundit nuk do të ketë më mundësi të luajë, në ndeshje zyrtare. FIFA e ka kushtëzuar, sepse Loret Sadiku la Suedinë (U-21) për Shqipërinë, pra e ka bërë një lëvizje kombëtaresh. Kalimi drejt Kosovës është quajtur lëvizje e dytë, çka nuk lejohet nga FIFA.
Pra, papjekuria, apo këshillimi i keq, e lënë mes katër rrugëve këtë mbrojtës cilësor, mungesën e të cilit po e qante shumë Kosova.
Me dy lëvizje humbi mundësinë për të luajtur me tri kombëtare: shqiptare, kosovare dhe suedeze. Natyrisht, me kuqezinjtë nuk ka pengesa, por vështirë t’i ofrohet një shans i dytë nga De Biazi, sikurse ka bërë edhe për shumë të tjerë, që kanë refuzuar në fillim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img