8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë videoklip për këngën “Hotel Mahalla” nga albumi “Muzikë e Alltisë”

Reperët e mirënjohur të skenës shqiptare, MC Kresha dhe Lyrical Son, ditë më parë lansuar albumin e tyre më të ri.

Projekti i titulluar “Muzikë e Alltisë” përbëhet nga 11 këngë të reja që padyshim se do të pëlqehen nga fansat e muzikës së tyre.

“Hotel Mahalla” është njëra prej këngëve përbërëse të albumit, të cilës reperët e labelit PINT kanë vendosur që t’i realizojnë videoklip dhe e kanë publikuar në YouTube.

Po ashtu, ata janë kujdesur edhe për fansat që nuk mund ta dëgjojnë muzikën e tyre në platformat tjera duke e publikuar albumin edhe në YouTube.

“Albumi ‘Muzikë e Alltisë’ bashkë me videoklipin e ‘Hotel Mahalla’ tani gjenden edhe në platformën e YouTube, për krejt juve që nuk keni mundësi t’i dëgjoni në platformat tjera muzikore”, thuhet në njoftimin e reperëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img