10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Më 29 gusht afati për bachelor, master dhe doktoratë në UP

Universiteti i Prishtinës më datën 29 gusht pritet të shpallë konkursin për regjistrimin e studentëve të rinj në të tri nivelet e studimit, bachelor, master dhe doktoratë.
Prorektori për marrëdhënie me jashtë në UP, Afrim Hoti, ka thënë për KosovaPress se në fund të gushtit do të shpallet konkursi për regjistrimin e studentëve në nivelin bachelor, për drejtimet ku kanë mbetur vende të lira.
Sipas tij, në fakultete të ndryshme ka drejtime të caktuara ku ka vende të lira për afatin e dytë por ka edhe drejtime, ku konkurrenca ka qenë shumë e madhe dhe ët gjitha vendet janë plotësuar qysh në afatin e parë.
Afati i parë i konkursit për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ishte shpallur më 8 korrik, ku ishin shpallur mbi 8 mijë vende të lira në të gjitha njësitë akademike.
Të regjistruarit në vitin e parë në UP edhe këtë vit do të kenë mundësi ta regjistrojnë vitin e parë pa pagesë sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img