9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Më 3 Gusht ka debat apo konferencë për demarkacionin?

Pas miratimit nga Kryesia e Kuvendit së kërkesës të deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, për organizimin e një tryeze për për organizimin e një tryeze në të cilën do të shpalosen faktet për demarkacion me Malin e Zi ka shumë paqartësi nëse do të jetë në formën e konferencës apo debatit.
Në media raportohet që do të ketë debat ne datën 3 Gusht por i kontaktuar nga Gazeta Express zëdhënsi i medias i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Muharrem Nitaj tha se atë ditë do të degjojmë faktet nga Komisioni Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi dhe në seancën plenare do të nxjerrim edhe ne faktet tona. Seanca është planifikuar të mbahet në datën 4 Gusht.
Nitaj, gjithashtu rikonfirmoi pjesmarrjen e AAK’së në këte organizim dhe tha që pritet të marrin pjesë të gjithë deputetët e AAK dhe subjektit tjetër opozitar NISMA.
Edhe Vetëvendosje ka konfirmuar për mediat që do të jetë e pranishme në tryezën e 3 gushtit. Ndërsa nga zyra e kryeministrit thanë për Express se ende nuk ka një konfirmim zyrtar se në çfarë niveli do të përfaqësohet ky takim.
Gjithashtu më herët edhe pse Kryetari i AAK Ramush Haradinaj ka patur mosmarrëveshje të ashpëra me Murat Mehën, Muharrem Nitaj ka konfirmuar për Express se edhe nëse merr pjesë Murat Meha përfaqësuesit e AAK nuk do ta kundërshtojnë këtë veprim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img