10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Me gjithë aktakuzën, Ferid Aganit i ruhet posti i ministrit

Derisa drejtësia ta thotë fjalën e vetë për rastin e Ferid Aganit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të udhëhiqet nga zëvendësministri Ferat Shala. Kjo pasi partnerët e koalicionit janë marrë vesh që mos të ketë emërim të ri në vend të Ferid Aganit, i cili është liruar nga kjo detyrë në qershor.
Ruajtjen e pozitës së ministrit, analistët politikë po e vlerësojnë si të papranueshme dhe si dëshmi të keqqeverisjes.
Ferid Agani po del të jetë i pazëvendësueshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shkruan RTK. Megjithëse në qershor është liruar nga detyra e ministrit për shkak të ngritjes së aktakuzës për rastin “Stenda”, atij vazhdon ende t’i ruhet posti i ministrit, duke mos u emëruar dikush tjetër në këtë post. Kryeministri e ka autorizuar zëvendësministrin Ferat Shala të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e ministrit të Ministrisë së Mjedisit. Nënkryetarja e Partisë së Drejtësisë, Labinotë Demi-Murtezi, thotë se kjo është bërë me marrëveshje ndërmjet partnerëve e koalicionit.
“Kjo është marrëveshja mes dy partnerëve të dy koalicionit, mos të kemi emërim të ri. Ne e njohim ministrin Agani, kryetarin tonë. Besojmë shumë te pafajësia e tij. Shpresojmë shumë që vetëm të përshpejtohen procedurat dhe lënda e ministrit të ndahet nga lënda e të tjerëve ngase është një grup prej mbi 60 vetash dhe do të ishte e padrejtë për ministrin të shkonte aq gjatë, e pastaj gjithçka reflektohet karshi dëshmive”,tha Demi-Murtezi për Radio Kosovën.
Një veprim i tillë i partnerëve të koalicionit, po kritikohet nga analistët politikë. Imer Mushkolaj thotë se ideja që një ministri që i është ngritur është aktakuza duhet t’i ruhet pozita derisa të kthehet ai sërish me logjikën se mbase do të shpallet i pafajshëm dhe do të kthehet aty, tregon se si funksionon kjo qeveri.
“Kur flasim për ish ministrin Agani, Qeveria do duhej që sa më shpejtë ta zëvendësonte me një emër të ri në këtë post, në mënyrë ministria të jetë funksionale, e mos të bëhen lojëra të tilla, sikur ajo ministri të jetë pronë private e zotit Agani dhe kurdo që kthehet ai ta ketë çelësin që ta hapë sërish dhe të ulet në karrigen e të parit të ministrisë”, tha Mushkolaj për Radio Kosovën.
Kjo sipas Mushkolajt, është një mënyrë totalisht e papranueshme e qeverisjes ku shihen se janë në radhë të parë të rëndësishëm interesat privatë, e jo interesat e qytetarëve dhe të shtetit.
Ferd Aganit i është ngritur aktakuza nga Prokuroria e Shtetit për shkak se si ministër i Shëndetësisë, dyshohet për keqpërdorimin e 4.5 milionë eurove, të cilat kanë shkuar për shërim në institucione shëndetësore private. Bashkë me Aganin janë akuzuar edhe 63 persona të tjerë, shumica mjekë specialisitë që merren me kardiologji. Ata akuzohen për rastin e njohur si rasti “Stenta”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img