10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

“Me Vetëvendosjen koalicion, kur të kthjellet – pa Kurtin e Molliqajn”

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka thënë se pret që partitë opozitare të reflektojnë lidhur me cështjen e demarkacionit, në mënyrë që qytetarët e Kosovës të mos privohen nga lëvizja e lirë pa viza.
“Këtë muaj e kemi kohën e fundit që opozita të reflektojë, sepse qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë të jenë të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza”.
“Ne jemi duke biseduar me Listën Serbe – unë personalisht jam në kontakt me ta, ndërsa me partitë opozitare po bisedojnë zyrtarë tjerë. Deri tani nuk kemi pasur kushtëzim të votimit për këtë cështje me Asocicionin. Deputetët serbë nuk kanë qeënë atë ditë kur është dashur të votohet demarkacioni sepse janë ndjerë të pasigurt, për shkak të thirrjeve të cilët i ka bërë Lëvizja Anarkiste Vetëvendosje”.
Ai ka deklaruar se nuk e ka sulmuaar kurrë Vetëvendosjen, por se ata, në bindjen e tij, janë anarkistë dhe cfarëdo koalicioni i ardhshëm me ta është i pamundur, pa i larguar disa nga figurat kryesore, njofton Klan Kosova.
“Unë personalisht nuk e sulmoj këtë lëvizje, sepse askënd nuk e kam sulmuar me molotov. Për më shumë ata janë kërcëuar që do të na tërheqin zvarrë, edhe ne, edhe ju – gazetarët”.
“Për mua është privilegj që të takohem me zyrtarë të ambasadave të huaja. Sepse përmes këtyre takimeve unë e avancoj pozitën e vendit tonë”.
“Nuk mund të them nëse ndonjëherë mund të kemi koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Por edhe ka mundësi të ndodhë, nëse ata kthjellen. Kur aty të mos jenë figura si Albin Kurti dhe Dardan Molliqaj”. /klankosova.tv

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img