18.7 C
Pristina
Friday, September 24, 2021

Buy now

spot_img

Mediat franceze nuk do të publikojnë më fotografitë e terroristëve, ja arsyeja

Disa nga mediat kryesore franceze njoftuan se nuk do të publikojnë më fotografi të terroristëve, sepse sipas tyre nuk duhet dhënë atyre “madhërim pas vdekjes”.
Kanalet më të mëdha televizive France 24 dhe RFI, si dhe televizioni BFMTV njoftuan se ato nuk do të bëjnë publikimin e fotografive të terroristëve, e njëjtë veproi edhe është e përditshmja “Le Monde” dhe “Croix”, ndërsa stacioni i radios “Jurop1” tha se nuk do të bëjë publikimin e “emrave te terroristëve”.
Vendimi për të mos u publikuar fotografitë e terroristëve është marrë në natën e fundit të sulmit të Nicës, pasi ashtu është vendosur nga kryesitë e medieve, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, gazeta “Liberation” njofton se do të vazhdojë të publikojë emrat dhe fotografitë e sulmuesit.
“Publikimi i fotove dhe madhërimi i  terroristëve nuk janë e njëjta gjë”, tha Joan Hafnagel, zëvendës redaktor i “Liberation”.
Megjithatë, agjencia franceze u ka lënë në dorë klientëve të saj nga e gjithë bota që të vendosin nëse do të publikojnë ose jo emrat dhe fotografitë e terroristëve.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,954FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles