6.1 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Mediat kosovare nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën Rama-Merkel

Mediat e Kosovës nuk u lejuan të bëjnë pyetje në konferencën e kancelares Merkel dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Pas disa pyetjeve, moderatorja ndërhyri duke lajmëruar edhe mbylljen e konferencës pa ua dhënë fjalën asnjë herë gazetarëve që kishin ardhur nga Kosova për të marrë pjesë në konferencë.

Menjëherë ata kanë reaguar duke iu adresuar kreut të qeverisë për padrejtësi, ndërsa Rama u shfajësua duke përdorur axhendën e ngarkuar të kancelares Merkel.

Përkundër insistimit të gazetarëve kosovarë, nuk i është dhënë fjala asnjërit që të bëjnë pyetje.

Rreth kësaj çështjeje ka reaguar edhe gazetari i Klan Kosovës, Enis Reçica, i cili ka thënë se përkundër insistimit, gazetarët nga Kosova nuk u lejuan të bëjnë pyetje.

Duke njohur pozicionin e Kosovës rreth nismës Open Ballkan, interesimi ishte i madh për pyetje.

Pas Shqipërisë, Kosova kishte numrin më të madh të mediave të pranishme në “Tirana Business Park” ku po zhvillohen takimet e kancelares Merkel me liderët e rajonit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img