18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Mediat në Beograd për Haradinajn: Shqiptarët po na quajnë “shkije” (FOTO)

Mediat në Serbi, pas shumë raportimeve që po i bëjnë kohëve të fundit lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë, gjithashtu po raportojnë për protestat e shqiptarëve që po mbahen nga diaspora po për këtë çështje.

Qindra shqiptarë dje kishin dalë në New York për të protestuar lidhur me arrestimin e kreut të AAK’së, Ramush Haradinaj në Francë. Një protestë e tillë u mbajt edhe në Francë, në qytetin Colmar, aty ku po mbahet dhe ku u gjykua Ramush Haradinaj, e që me vendimin e gjykatës franceze po mbahet në paraburgim derisa Serbia të bëjë kërkesë zyrtarë për ekstradim.

Mediat në Serbi, pos që po shpërndajnë fotografi të protestës që u mbajt në New York, në të njëjtën kohë edhe po i citojnë shqiptarët që po bëjnë thirrje si “shkijet nuk mund të luajnë më neve’.

“Pos këngëve te UÇK’së që ata po i këndojnë, ata po brohorisin se Haradinaj është biri ynë, Haradinaj është heroi i jonë”, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

Dimë që Serbia kishte lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për Ramush Haradinajn në vitin 2004, duke e akuzuar atë për krime ndaj serbëve gjatë luftës së Kosovës, në vitet e 90’a.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img