19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img

Mediat serbe: “Qeni i tërbuar” i Trumpit ua hëngri zemrën serbëve

Deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, ka shuar shpresat e opinionit publik në Serbi se administrata e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, do të ndryshojë qëndrimin lidhur me Kosovën.

Në opinionin serb ishte pritur me optimizëm inaugurimi i presidentit Donald Trump dhe ardhjen e administratë së re në Shtëpinë e Bardhë, me shpresën se do të vijë deri te ndryshimi i qëndrimit amerikan lidhur me Kosovën.

Mirëpo, nuk kaluan as 10 ditë dhe erdhi deklarata e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili tha se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të marrë mandatin e një force mbrojtëse të Kosovës, shkruan portali serb “Telegraf.rs”.

Sipas këtij portali, kjo deklaratë është një dush i ftohët për Serbinë, në momentin kur janë rritur tensionet në mes Prishtinës dhe Beogradit, shkaku i incidentit në veri të Kosovës.

Edhe pse kishte paralajmërime se do të vinte deri te tërheqja e trupave të NATO-s, të cilat përbëhen nga KFOR-i, pas deklaratës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, i cili ka nofkën “qeni i tërbuar”, tërheqja e trupave të NATO-s nga Kosova është vënë në dyshim serioz, transmeton Telegrafi.

“Ndryshe, në një dëgjim në Kongresin Amerikan, më 12 janar, Mattis ka thënë se angazhohet që të zvogëlohet prania e forcave amerikane në Kosovë dhe se forcat e Kosovës duhet të marrin mandatin për kryerjen e detyrave në mbrojtjen e vendit”, shkruan portali serb.

“Në përgjithësi, do të rekomandoja reduktimet konform me situatën e sigurisë në terren, por mënyra si e kuptoj, është se aktualisht, KFOR-i është vendimtar në sigurimin e stabilitetit në rajon. Për më tepër, para se të jetë i arsyeshëm reduktimi i prezencës së trupave ushtarake amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të pranojë urdhrin për të administruar siguri të brendshme dhe mbrojtje territoriale, një zhvendosje e cila do të kërkonte ndryshime kushtetuese me mbështetje parlamentare”, ka thënë Mattis, citon portali serb.

Për opinionin serb, i cili me shumë shpresa ka pritur qëndrimin e administratës së presidentit Trump në lidhje me Kosovën, kjo deklaratë paraqet zhgënjim.

Duke pasur parasysh se administrata e Barack Obamas ka pasur një qëndrim përkrahës për pushtetin në Prishtinë, deklarata e Mattis paraqet kontinuitet në politikën amerikane ndaj kësaj pjese të Evropës, përcjell Telegrafi.

Ndaj këtij qëndrimi amerikan ka pasur reagime të shumta të zyrtarëve shtetëror dhe analistëve në Serbi.

“Kjo do të thotë se e ashtuquajtura pavarësi e Kosovës, për ta (Amerikën) është çështje e mbyllur dhe se do të vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si shtet. Kjo deklaratë e parë zyrtare, që ka të bëjë me Kosovën, flet më së miri se disa kanë pasur pritje jo reale dhe se administrata e Trumpit do të ndjek politikën e administratës paraprake”, tha Millovan Drecun, i ashtuquajturi “kryetar i Këshillit serb për Kosovën në Kuvendin e Serbisë”.

Edhe analistë serbë kanë folur për qëndrimin amerikan.

“Serbia duhet të angazhohet maksimalisht që të përshpejtojë lobimin në lidhje me Trumpin. Ekziston mundësia që Trump të mendojë ndryshe nga bashkëpunëtorët e tij”, thotë analisti politik, Dragomir Angjelkoviq.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles