14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

​Mehaj thotë se FSK-ja e ka edhe një sukses të madh

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian.

“Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit të FSK-së në Pomozatin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Në një artikull të titulluar ‘Ndërtimi i trajnimeve për kërkim-shpëtim në Kosovë’ ata përshkruajnë në detaje punën dhe infrastrukturën e Qendrës. Veçanërisht ata u fokusuan në vizionin ambicioz dhe të ardhmen e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së. Në fjalinë përfundimtare të artikullit thuhet “Nëse dëshironi një përvojë trajnimi unik, sfidues dhe tërësisht të këndshëm, vizitoni Kosovën.

Postimi i plotë:

Edhe një sukses yni shumë i madh i radhës!

Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së prezantohet nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Bashkimit Evropian

Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit që vepron në kuadër të Drejtorisë së Përgjithshme për Mbrojtjen Civile Evropiane dhe Operacionet e Ndihmës Humanitare (DG ECHO) të Bashkimit Evropian prezantoi Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit të Kërkimit dhe Shpëtimit (SARITC) të FSK-së në Pomozatin.

Në një artikull të titulluar ‘Ndërtimi i trajnimeve për kërkim-shpëtim në Kosovë’ ata përshkruajnë në detaje punën dhe infrastrukturën e Qendrës. Veçanërisht ata u fokusuan në vizionin ambicioz dhe të ardhmen e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit në Kërkim-Shpëtim e FSK-së (SARITC). Në fjalinë përfundimtare të artikullit thuhet “Nëse dëshironi një përvojë trajnimi unik, sfidues dhe tërësisht të këndshëm, vizitoni Kosovën.”

Shumë punë dhe përpjekje u bënë në procesin e prezantimit nga Rrjeti i Njohurive për Mbrojtjen Civile të Unionit. Rezultati është burim i madh krenarie dhe arritjesh për SARITC-në, FSK-në dhe Kosovën.

Përgëzime për këtë arritje të jashtëzakonshme të stafit të QNTKSH/SARITC nën lidershipin e drejtorit John Donne!

Vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!/Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img