18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi dhe PDK mbështesin marshin për drejtësi të ftuar nga “Liria ka Emër”, në solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dalë në mbështetje të marshit për drejtësi të ftuar nga iniciativa “Liria Ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Ky marsh i organizuar më 2 prill nga ora 14:00 në Prishrltinë nga platforma “Liria Ka Emër”, bëhet në solidarizim me krerët e UÇK-së një ditë para nisjes së procesit gjyqësor në Hagë.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës që t’i bashkohen këtij marshi solidarizues, për të shprehur hapur mbështetjen dhe bindjen e palëkundur mbi pastërtinë dhe drejtësinë e luftës tonë çlirimtare.

“Liria dhe pavarësia e Kosovës qëndrojnë mbi përpjekjen shekullore të popullit tonë dhe sakrificës sublime të dëshmorëve dhe pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo e vërtetë historike është e vërteta e Kosovës. Janë nderi dhe krenaria jonë kombëtare. Sot, është obligim dhe detyrë e jona, qytetare e patriotike, që këtë të vërtetë ta mbrojmë nga çdo tendencë për tjetërsim”, ka shkruar Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img