10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi e Ganimete Musliu në listën për ekzekutim, i dyshuari nga Belgjika

Nacionale ka mësuar edhe disa detaje të reja për zhvillimin më të rëndësishëm të kësaj mbrëmje. Përveç deputetëve të LDK’së, në listë për ekzekutim kanë qenë edhe kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi dhe deputetja e kësaj partie, Ganimete Musliu.

Informatat për ngjarjen më të rëndësishme të kësaj mbrëmje nuk kanë të ndalur. Siç edhe jeni informuar gjatë orëve të pasditës, një grup shqiptarësh që jetojnë jashtë Kosovës kanë rënë në përgjimin e policisë gjermane, teksa kanë qenë duke folur për realizimin e disa vrasjeve politike në vendin tonë.

Fillimisht është menduar që cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të LDK’së, Avduallah Hoti, ish kryeministër, si dhe deputetët Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Përveç këtyre katër zyrtarëve të lartë të LDK’së, atentatori i mundshëm, ose organizatori atentatit, i ka shënjestëruar edhe kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin dhe deputeten e zëshme të kësaj partie, Ganime Musliun.

Sipas burimit të Nacionales, politikanët e Kosovës për këtë rast janë informuar nga autoritetet gjermane të ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ky burim ka treguar që një zyrtare e MPB’së gjermane i ka ndarë materialet konfidenciale me politikanët e Kosovës, të cilët pastaj këto informata i kanë ndarë me policinë e Kosovës.

“I dyshuari mendohet që është një shqiptar i Kosovës që jeton në Belgjikë. Ai ka qënë duke u hetuar nga autoritetet gjermane për krime të tjera, e rastësisht ka rënë në përgjim për idetë e tij të cmendura, për të kryer krime politike në Kosovë”, ka thënë burimi. Sipas të njëjtit burim, nuk ka dyshim që motivi është politik.

“Është e pamundur të pohohet që atij dikush i ka dhënë urdhër për të vrarë rival politik, mirëpo përgjimet tregojnë që motivi është i pastër politik”, tha burimi.

Sipas tij tash mbetet te shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarrë policia e Kosovë, e çfarë veprimesh do të ndërmarrë qeveria.

Burimi i njëjtë ka treguar që në përgjime, përveç qytetarit shqiptar në Belgjikë, është përmendur edhe një lidhje nga Turqia, si dhe një organizatë e njohur në Kosovë, por që për arsye të zhvillimit të hetimeve, ky burim nuk ka dashur ta përmend.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img