13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Merkel: Në rast sulmeve të reja, ushtria do ta marr kontrollin e vendit

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka ndërprerë pushimet në veri të vendit për tu rikthyer në Berlin ku u përball me kritikat që i janë bërë për menaxhimin e situatës së emigrantëve pas sulmeve në Mynih dhe Ansbah.
Ajo deklaroi se kundër terrorizmit duhen masa të reja sigurie, por Gjermania nuk do të ndryshojë politikën e saj të pritjes.
Ndër masat të reja liderja gjermane renditi dhe mundësinë e ndërhyrjes së ushtrisë në rast se do të ketë atentate të rënda. Asnjëherë në Gjermani forcat e armatosura nuk janë mobilizuar për çështje të sigurisë së brendshme.
Ndër të tjera Merkel ka shpjeguar se është aktivizuar një qendër evropiane për luftën anti terrorizëm pranë Europol. Kancelarja kërkoi përforcim të bashkëpunimit mes shërbimeve inteligjente të vendeve të tjera evropiane dhe shpjegoi se ministria e brendshme gjermane do të përforcojë kontrollet si dhe shkëmbimin e informacioneve me vendet e Afrikës Veriore si dhe në zonën e Lindjes së mesme për të evituar infiltrimin e terroristëve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img