17.7 C
Pristina
Tuesday, May 24, 2022

Buy now

spot_img

Merkel zgjidhet për herë të nëntë kryetare e CDU

Kancelarja gjermane Angela Merkel është rizgjedhur për herë të nëntë në postin e kryetares së partisë CDU.

Në votimin për kryetaren e re dhe të vjetër të CDU-së, Angela Merkel, morën pjesë gati 950 delegatë kristiandemokratë. Kancelarja Angela Merkel ka fituar mbështetjen e 89.5 përqind të votuesve në Kongresin e partisë CDU, i cili po mbahet në Esen të Gjermanisë, shkruan Deutsche Welle.
Në këtë mënyrë Merkel është rizgjedhur për herë të nëntë në këtë post. Por Merkel kësaj radhe ka marrë gati shtatë përqind më pak vota, ndërsa para dy vitesh ajo kishte fituar besimin e 96.7 % delegatëve të CDU-së në Kongres.
Një prej temave më kritike gjatë debateve ishte ardhja e më shumë se një milionë refugjatëve gjatë vitit 2015 në Gjermani. Gjatë këtij viti ka vazhduar ardhja e refugjatëve, por në një masë shumë më të vogël.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,327FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles