9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Merret në pyetje dhe i ndalohet hyrja në stadium tifozit i cili ia vuri Shaqirit mbi supe xhaketën e UÇK-së

Policia zvicerane e ka marrë në pyetje dhe ia ka ndaluar hyrjen në stadium një tifozi të panjohur, i cili shkaktoi polemika të mëdha në Zvicër kur ia vuri mbi supe Xherdan Shaqirit një xhaketë me emblemën e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kur ai po fliste për media pas fitores së Zvicrës 2:0 kundër Irlandës Veriore të shtunën.

Federata e Futbollit e Zvicrës (SFV), e cila e lartësoi Shaqirin për mënyrën se si u përgjigj gjatë këtij incidenti, njoftoi të dielën se tifozi në fjalë është marrë në pyetje nga policia dhe atij i është ndaluar hyrja në stadium, raporton Gazeta Express.

Por SFV-ja nuk ka dhënë hollësi për shkallën e ndalesës dhe identitetin e tifozit në fjalës.

“Fajtori u mor në pyetje nga policia dhe atij i është ndaluar hyrja në stadium”, thuhet në një shkrim të SFV-së në Twitter.

Shtëpia e futbollit zviceran e ka quajtur të papranueshme dhe propagandë politike veprimin e tifozit për t’ia vendosur Xherdan Shaqiri mbi supe një xhaketë me emblemë të UÇK-së .

Shaqiri ishte duke folur për televizionin publik zviceran kur papritmas u shfaq një tifoz dhe ia vuri mbi shpatulla xhaketën e cila kishte simbole të dukshme të UÇK-së. 30-vjeçari qëndroi i qetë dhe duke buzëqeshur e largoi nga supet menjëherë xhaketën.

Shaqiri – i lindur në Gjilan – i ka bërë 97 paraqitje për Zvicrën në të gjitha garat, duke kontribuuar me 26 gola. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Zvicrës në turne të mëdha (Botëror e Evropian) me 7 gola.

“Është e papranueshme që njerëzit duan t’i keqpërdorin stadiumet e futbollit dhe në këtë rast intervistën e një futbollisti pas ndeshjes për propagandë politike”, thuhet në reagimin e SFV-së.

“Xherdan Shaqiri reagoi në mënyrë shembullore, qëndroi i qetë dhe nuk iu kundërvë”, thuhet tutje në reagim.

Veprimi i tifozit të shtunën shkaktoi shumë polemika në Zvicër dhe i bëri mediat serbe të reagojnë duke kërkuar dënim nga UEFA për federatën zvicerane

Shaqiri u rikthye në Kombëtaren e Zvicrës dhe luajti 90 minuta në fitoren 2:0 ndaj Irlandës Veriore, pasi kishte munguar në tri ndeshjet e shtatorit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img