10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Mesfushori Daut Maxhuni pjesë ë skuadrës “minatore”

Drejtuesit e skuadrës Trepça ’89 kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje që mesfushori vushtrrias Daut Maxhuni të bëhet pjesë e skuadrës.  
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportive i skuadrës Veton Çitaku i cili ekskluzivisht për mitrovicatoppress ka konfirmuar se “ kemi arritur pajtimin me futbollistin vushtrrias Daut Maxhuni që luan si mesfushor dhe me karakteristika të sulmuesit të krahut të bëhet pjesë e skuadrës së Trepçës ‘89”.
  “Në kuadër të angazhimit për krijimin e skuadrës së denjë përm edicionin që është në prag drejtuesit e skuadrës janë duke punuar për së afërmi në angazhimin e futbollistëve të nevojshëm në skuadër, në mënyrë që të përmbushen boshllëqet në përberje dhe të krijohet një përbërje kompakte që do bart barrën e garave në Superligë” ka thënë drejtori Çitaku.   Siç dihet futbollisti vushtrrias  Daut Maxhuni është një mesfushor tipik, me karakteristika sulmues i krahut, ndërsa më herët ka qenë pjesë e skuadrës së qytetit të lindjes Vushtrrisë, ndërkohë që ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Dritës nga Gjilani.  
Sipas drejtorit Çitaku pas bisedimeve me futbollistin vushtrrias Maxhuni me pëlqimin e dy palëve kontrata e nënshkruar me te është 1 vjeçare me  mundësi vazhdimi nëse palët pajtohen të vazhdojnë bashkëpunimin .   Në këtë edicion të garave skuadrën do ta drejtoj trajneri i njohur vushtrrias Bekim Shotani, ndërsa deri më tani ka sjell në skuadër tre përforcime : Ilir Izmaku, Edon Pasoma, Perparim Islami.mitrovicatoppress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img