10.3 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Mësoni si të ndaloni të shqetësoheni vazhdimisht dhe për gjithçka!

Sa herë nuk mund të flini gjumë, sepse nuk mund të pushonit së shqetësuari për problemet?

Sa herë nuk keni qenë në gjendje të përqendroheshit në atë që do të duhej për shkak të mendimit të vazhdueshëm dhe frikës nga ngjarjet negative që mund të ndodhnin së shpejti?

Sa kohë kaloni në ditë duke u shqetësuar për diçka?

Nevoja e njerëzve që të përpiqen t’i mbajnë gjërat nën kontroll, duke u përpjekur të parashikojnë paraprakisht se cilat gjëra negative mund të ndodhin në të ardhmen dhe gjithmonë mendojmë se nëse kujdesemi mjaftueshëm për to do të jemi në gjendje t’i parandalojmë ngjarjet negative.

Edhe nëse përpiqemi t’i parashikojmë të gjitha gjërat negative të mundshme, gjithmonë ndodh ajo që nuk kemi marrë parasysh.

Të shqetësuar ose jo, sfidat do të lindin gjithmonë dhe vetëm kur ato të shfaqen, ne mund të bëjmë diçka, ndërsa ndodh që as atëherë nuk mund të bëjmë gjë.

Shumë njerëz do dëshironin të shqetësoheshin më pak, por ndonjëherë ndjejnë se thjesht nuk munden. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë pikërisht për këtë.

1. Taktika “Njerëzit po vdesin nga uria”

Po, është klishe por, duke i kujtuar vetes të mirat në jetën tënde mund ta tërheqësh vëmendjen nga shqetësimet dhe ndoshta kështu do të kuptosh që gota jote nuk është e gjitha bosh; mbase është edhe më shumë se gjysmë e plotë.
Për shembull, le të themi se jeni të shqetësuar për humbjen e punës.

Sigurisht, bëni ç’të mundeni që ta merrni mbrapsht, por asgjë nuk shkon. Sidoqoftë, po sikur të jeni përsëri mirënjohës? Mirënjohës sepse tani do të keni mundësi të kërkoni diçka tjetër, ndoshta edhe më të mirë, mirënjohës që ruani ende një marrëdhënie të mirë me partnerin, prindërit, fëmijët etj? Apo për faktin se gëzoni shëndet të plotë dhe mund të bëni 1001 punë të tjera? Përpara se të shqetësoheni se diçka nuk shkoi si deshët ju, kuptoni se ka shumë arsye të tjera pse duhet të jeni mirënjohës.

2. Taktika e zbërthimit

Lëre të shkojë. Mendojeni shqetësimin si një barrë e rëndë, që nuk e mbani dot mend dhe kuptoni se ndonjëherë ju s’keni në dorë asgjë. Hiqini peshën nga vetja, kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni të lirë.

3. Ndalim mendimesh

Kjo taktikë funksionon kështu: Sapo të hyjë një shqetësim për të cilin nuk mund të bëni asgjë, thoni vetes të ndalojë dhe shpërqendrojeni veten drejt diçkaje konstruktive ose të pëlqyeshme.

4. Bëhuni shumë të zënë për t’u shqetësuar

Provoni ta zini veten me punë. Kur të jeni shumë të zënë, do të shihni se as nuk do t’ju dalë koha të shqetësoheni.

5. Eksploroni

Disa psikologë argumentojnë se taktikat e sjelljes të lartpërmendura mund të ndihmojnë, por ndonjëherë është mirë të përpiqemi të zbulojmë shkaqet fillestare, një traumë e hershme apo diçka tjetër. Kjo ka të bërë me “kërkimin deri në rrënjë të vetes”, për të zbuluar shkakun e vërtetë të ankthit dhe shqetësimit tuaj. Sigurisht, psikologu dhe terapia ndihmojnë, por mbi të gjitha është një punë që ju e bëni me veten tuaj!

Si zakonisht, nuk ka pilula magjike, por këto “pilula” pa efekt anësor mund vlen t’i provoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img