13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Messi u mësua nga ai t’i gjuajë gjuajtjet e lira, por…? (Foto)

Lionel Messi mund të jetë futbollisti më i mirë në botë dhe ndoshta më i miri në histori të futbollit.
Mirëpo argjentinasi vite më parë nuk ka qenë kryesori në skuadrën e Barcelonës.
Ishte mesfushori spanjoll, Juanjo Clausi yll i Barcelonës në ‘La Masia’, duke e lënë në hije edhe argjentinasin Messi.

Pasi Messi shënoi një gol spektkolar me Argjentinën përballë Kolumbisë, mediat spanjolle janë kthyer në kohë për të treguar një të vërtetë.
Messi u mësua t’i gjuajë gjuajtjet e lira pikërisht nga Juanjo Clausi që barte fanellën me numër 11 te Barcelona dhe kishte një goditje fantastike me të majtën.
Por karriera e këtij lojtari nuk ishte aspak e ngjashme me atë të Messit, pasi nuk arriti kurrë të depërtoi në ekipin e parë edhe pse shihej si e ardhmja e Barcelonës.
Clausi përjetoi një lëndim të rëndë në ligamentin e gjurit të majtë, ndërsa pasi u rikthye në fushë gjithçka shkoi keq.
Ai pas akademisë së Barcelonës ka bërë karrierë në skuadrat amatore të Spanjës si Villanovense, Illescas, Mostoles, Alzira, Castellon dhe të tjera.
Spanjolli tani ka përfunduar karrierën e tij, por ai i ka lënë një trashëgimi të çmuar Messit duke e mësuar t’i ekzekutojë gjuajtjet e lira në mënyrë të mrekullueshme.
Mediat në Spanjë e quajnë karrierën e Clausit si të dhimbshme pasi fillimisht u mendua si një lojtar i jashtëzakonshëm që përfundoi në futbollin amator të Spanjës.
https://youtu.be/xixiD8-xnj8

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img