12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Messi zbulon titullin më çmuar që ka fituar (Foto)

Super ylli i Barcelonës,  Lionel Messi, u ka dalë në mbrojtje lojtarëve të  Argjentinës pas kritikave të mëdha. 

Ai ka zbuluar edhe një gjë interesante, duke thënë se trofeu më i dashur i fituar nga ai është medalja e artë në Lojërat Olimpike në vitin 2008.Messi me Argjentinën nuk ka mundur të fitojë trofe të tjerë pasi ka humbur në tri finale.

E para në Kupën e Botës në vitin 2014, pastaj dy herë në Kupa Amerika në vitet 2015 dhe 2016.

Messi madje pas humbjes së finales së tretë nga Kili kishte lajmëruar pensionimin nga Kombëtarja e Argjentinës.

Medalja e fituar nga Messi me Argjentinën

“Fjalët që thuhen për kombëtaren duhet të jenë të kujdesshme. Ne e dimë se çfarë ndodh”.

“I kuptojmë të gjithë që kërkojnë për të fituar diçka me kombëtaren. Edhe ne që jemi pjesë e Kombëtares duam të fitojmë Kupën e Botës”.

Messi me trofetë e fituar individual

“Titulli më i çmuar është Olimpiada, sepse ajo është një turne, ku kam luajtur një herë në jetë dhe ku bashkëjeton me shumë atletë nga disiplina të ndryshme”, ka thënë Messi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img