6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Mihajlovic, i tërbuar pas barazimit me Milan

Një ndeshje spektakolare dhe emocionuese ishte ajo mes Torino dhe Milan që që pëfundoi në barazim 2 – 2. Torinezët u treguan më kërkues gjatë pjesës së parë, ndërsa pas pushimit milanezët u shfaqën më të qartë.

Rezultati i sfidës nuk i pëlqeu trajnerit të vendasve Sinisa Mihajlovic, pasi Ljajic humbi edhe një 11-metërsh, që mund të kishte mbyllur gjithçka. Ai u largua nga fusha tepër nervoz.

“Nuk jam i nevrikosur, jam i tërbuar dhe shumë i zhgënjyer, pasi shpërdrojmë raste dhe të humbasim pikë. Të barazosh në këtë ndeshje është çmenduri”.

Milan iu mohua një 11-metërsh, por Vincenzo Montella nuk deshi ta komentonte, shkruan Albeu.

E arritëm barazimin me meritë dhe pastaj me mënyrën e lojës që pamë mund të kishin fituar të dy ekipet. Rastin e penalltisë ndaj Bonaventura nuk  e pashë, por më thanë, megjithatë nuk kam çfarë të them u shpreh Montella.

Të dy ekipeve do ti mungojnë lojtarë për ndeshjen e radhës për shkak kartonësh. Locatelli dhe Romagnoli nuk do të jenë për Milan ndaj Napoli, ndërsa Belotti për Torino ndaj Bologna.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img