14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Milito: Ky lojtar mund ta bindë Messin të transferohet në Inter (Foto)

Diego Milito beson se Javier Zanetti mund ta bindë Leo Messin që të transferohet në Inter

Ish-sulmuesi i Interit dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Diego Milito, thotë se tifozët mund të ëndërrojnë që një ditë ta shohin Messin në “San Siro”.

Milito beson se legjenda e Interit Javier Zanetti, është lojtari i vetëm që mund ta bindë argjentinasin që të transferohet në Milano.

“Është e vështirë që Messi të largohet nga Barcelona, por të ëndërrosh nuk të kushton asgjë”, tha fillimisht Milito.

“Zanetti ka marrëdhënie të pabesueshme me të dhe nëse dikush mund ta transferojë Messin në Inter, atëherë ai është Zanetti”, shtoi më tej Milito për “Calciommercato.com”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img