1.9 C
Pristina
Saturday, December 4, 2021

Buy now

spot_img

Mimoza Kusarin në Prokurori për shpërdorim të detyrës zyrtare

Mimoza Kusarit-Lilës, kryetare aktuale e Komunës së Gjakovës, shumë shpejt do t`i duhet ta vizitojë Gjilanin, në cilësinë e të dyshuarës për shpërdorim të detyrës zyrtare.
Sipas burimeve të gazetës Kosova Sot, brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në këtë Prokurori janë dy kallëzime penale kundër kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo dyshohet për shpërdorim të detyrës zyrtare në Komunën e saj. Hetimi ka të bëjë me një tender për rinovimin e një rruge të çarshisë së këtij qyteti, ku ka qenë e paraparë të investojë edhe një organizatë ndërkombëtare dhe një vendore.
Komuna, të cilën e udhëheq zonja Mimoza KusariLila, nuk i ka kryer obligimet sipas marrëveshjes dhe dyshohet të ketë pasur shpërdorim të këtyre mjeteve të dedikuara për këtë qëllim.
Gjithashtu, në Prokurorinë Themelore në Gjilan është në hetim e sipër edhe një kallëzim penal ndaj zonjës Mimoza Kusari-Lila, për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ushtruar nga një qytetar- zyrtar nga e njëjta komunë, gjithnjë me dyshimin për vepër penale të shpërdorimit.
Sipas këtij burimi nga PTH-ja në Gjilan, hetimet sapo kanë filluar dhe janë në rrugë e sipër për të vërtetuar nëse eventualisht mund të provohet vepra penale për të cilat mund të ngritët aktakuza.
I kontaktuar nga gazeta, në lidhje me këtë rast, kryeprokurori i kësaj Prokurorie në Gjilan, Jetish Maloku, ka thënë se për momentin gjendet jashtë Kosovës, por përmes telefonit ka pohuar se kundër kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kallëzime penale.
Sipas tij, njëri rast i është dërguar në kompetencë nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit,e të cilin rast e ka hetuar deri vonë Prokuroria Speciale e Kosovës. Kryeprokurori Maloku nuk ka specifikuar se për çfarë vepre penale po hetohet kryetarja e Gjakovës, zonja Kusari-Lila, shkruan Kosova Sot.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,042FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles