6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Ministri Hyseni: Të parandalohet trafikimi i njerzëve dhe lypsarëve

Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, në vazhdën e takimeve nëpër rajonet e Kosovës ka zhvilluar sot në Gjilan një takim me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së këtij rajoni.
Ministri Hyseni fillimisht theksoi se këto takime po bëhen me qëllim që të gjithë së bashku të angazhohemi në një fushatë proaktive në mënyrë që të punohet sa më shumë në parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e lypsarëve.
Ministri Hyseni vuri në dukje se trafikimi me qenie njerëzore është një problem që po na përsëritet dhe përveç ndërhyrjeve që bënë Policia e Kosovës ka nevojë për një angazhim të spektrit më të madh shoqëror, social dhe politik.
“Problem e kemi edhe përdorimin e narkotikëve, ku kryesisht janë të përfshirë grup moshat shkollore dhe është duke marrë përmasa shqetësuese. Ne duhet të gjithë së bashkë që të punojmë në në parandalimin e konsumit të drogave në mënyrë që Policia e Kosovës të merret vetëm me personat që trafikojnë drogë”, theksoi ministri Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img